Fabio Cannavaro ka folur për ‘Sportëeek’, revista javore e Gazzetta dello Sport, në prag të Juventus-Napoli.
– Juventus ka humbur Chiesa-n, Napoli ka hequr dorë nga Osimhen: cila skuadër ka humbur më shumë?
“Chiesa është kushtëzuar shumë nga dëmtimi tek Juventus-i dhe nuk ka qenë më vetvetja. Osimhen, pavarësisht se tani është Lukaku aty, i heq skuadrës golat e tij, të paktën 20, është një atlet i jashtëzakonshëm”.
– Të dyja skuadrat kanë shpenzuar shumë në merkato: cili ekipi mendoni se ka shpenzuar më mirë?
“Juventus ka marrë Khephren Thuram, i cili mund të përmirësohet shumë. Më pëlqen shumë. Mund të bëhet një lojtar i madh. Napoli ka bërë disa investime të ndryshme në krahasim me të kaluarën, por ka marrë lojtarë të formuar”.
– Cilin do të shmangie mes Lukaku-t dhe Vlahovic-it?
“Lukaku nuk mund të vihet në diskutim, por shpesh bën gabime që nuk i pret. Vlahovic është një vrasës, nuk të fal nëse i jep një shans. Të dy janë një garanci, luajnë me kurriz ndaj portës, ndihmojnë skuadrën të dalë përpara dhe shënojnë”.
– Ka kohë që nuk kemi parë një Cannavaro tjetër, cili nga mbrojtësit e dy Juves dhe Napoli-t ju tërheq më shumë?
“Buongiorno të jep siguri në pamje të parë: e nuhat rrezikun, e di si të përballet me të dhe ta largojë. Në thelb, ai zgjidh probleme dhe është një avantazh i madh. Nëse do të zgjidhja vetëm njërin, mes kaq shumë mbrojtësve të mirë, do të zgjidhja atë”.
– A do ta ndjekë Inzaghi ndeshjen, apo nuk ka nevojë sepse Inter-i është shumë përpara rivalëve?
“Natyrisht që do ta ndjekë. Inter-i është favorit, duken shumë më të fortë, dhe jo vetëm sepse janë kampionë të Italisë. Por asnjë rival nuk mund të injorohet, edhe për të kuptuar se cila skuadër mund të jetë rivalja më e rrezikshme”.