Liverpool fiton dhe “kap” City-n, Nunez zhbllokohet me një gol magjik (Video)

21 Shtator 2024
17:54
Denis Hakanaj
back button

Liverpool ka fituar 3-0 kundër Bournemouth në javën e pestë të Premier League.

Pas fitores bindëse të marrë kundër Milan-it në Champions League, skuadra e Slot është kthyer te sukesi në kampionat pas humbjes befasuese ndaj Nottingham Forest.

GOLAT E LIVERPOOL-BOURNEMOUTH – VIDEO

Të Kuqtë kanë siguruar tri pikët që në 45 minutat e para falë një dygolëshi të Luis Diaz dhe një goli të Darwin Nunez.

Sulmuesi uruguaian ka gjetur golin e parë të sezonit me një të majtë magjike.

Falë fitore së sotme, Liverpool ka kapur përkohësisht Manchester City-n në krye të renditjes.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit