“Jam i padrejtë me Endrick?”, Ancelotti: E vërtetë, por ai duhet të kuptojë diçka

22 Shtator 2024
11:03
Denis Hakanaj
back button

Carlo Ancelotti u pyet nëse është i padrejtë ndaj sulmuesit të Real Madridit, Endrick, pas fitores 4-1 ndaj Espanyol në La Liga në Santiago Bernabeu.

Los Blancos nënshkroi Endrick nga Palmeiras në vitin 2022, por duhej të priste dy vjet për ta sjellë atë në klub pasi ai mbushi 18 vjeç në fillim të kësaj vere.

Që kur ka mbërritur, ai ka shënuar dy gola në gjashtë ndeshje dhe gjithashtu fitoi një penallti kundër Espanyol. Megjithatë, ai nuk ka luajtur si titullar asnjë ndeshje deri më tani.

Pas fitores të Real Madridit ndaj Espanyolit, Carlo Ancelotti u pyet nëse po tregohej i padrejtë ndaj Endrick. Trajneri italian tha:

“Nga njëra anë, po, mund të jem i padrejtë, sepse ai po stërvitet mirë, është një lojtar me shumë cilësi. Por para tij janë Vinicius, Rodrygo, Mbappe… është e nevojshme, për të, të bëjë pak durim”.

Endrick u aktivizua në minutën e 84-të, kur Real Madridi po fitonte 3-1 kundër Espanyol-it dhe fitoi një penallti në minutën e 89-të, e transformuar në gol nga Mbappe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit