Gudmundsson futet dhe përmbys Lazio-n, Fiorentina gjen fitoren e parë (Video)

22 Shtator 2024
14:38
Denis Hakanaj
back button

Fiorentina ka gjetur fitoren e parë në kampionat.

Në javën e pestë të Serisë A, skuadra e Palladino-s ka mundur 2-1 në shtëpi Lazio-n me përmbysje dhe ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve.

GOLAT E FIORENTINA-LAZIO – VIDEO

Në pjesën e parë, Provedel ka devijuar në shtyllë një goditje të Colpani-t dhe De Gea ka neutralizuar tre raste të rrezikshme para se të dorëzohej para Gila-s (41′).

Në pjesën e dytë është futur në fushë Gudmundsson (49′) dhe islandezi ka përmbysur gjithçka me dy penallti (49′ e 90′).

Në fundin e ndeshjes ka ardhur edhe një traversë e Guendouzi-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit