Guardiola: Në fillim të sezonit ishte i turpshëm, por rritja e tij është e frikshme

14 Maj 2024
11:58
Telesport
back button

Mbrojtësi i Manchester City, Josko Gvardiol, ka luftuar shumë këtë sezon për të treguar aftësitë e tij te skuadra e Premier League, ku debuton këtë vit. Tani ai po tregon se është i aftë jo vetëm si mbrojtës por edhe si golashënues, me 5 gola në 39 ndeshje zyrtare me “citizens”.

Mbrojtësi i majtë 22-vjeçar iu bashkua Manchester City nga Leipzig në gusht të vitit të kaluar, duke nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare për 80 milionë euro. Kroat, i cili nuk kishte shënuar në 32 paraqitjet e mëparshme për City, tani ka shënuar pesë herë në shtatë ndeshjet e tij të fundit.

Gola të rëndësishëm që kanë ndihmuar skuadrën e tij të shtyjë drejt një titulli rekord të katërt radhazi në Angli. “Ka një aspekt në futboll dhe në jetë dhe ai është besimi. Besimi kur bën gjërat dhe është koha për të luajtur futboll. Rritja e tij ëhstë vërtet mahnitëse, e frikshme në pak muaj”, u shpreh Pep Guardiola.

Mos harroni se është sezoni i tij i parë në Premier League, kështu që nuk është e lehtë ta përballosh atë. Ai u mundua pak në fillim, sepse ai erdhi në një ekip që sapo kishte fituar tri trofe të mëdhenj dhe ishte pak i turpshëm. Ai nënshkroi për shumë e shumë vite dhe i ka dëshmuar vetes se mund ta bëjë këtë dhe të luajë me ne”, tha më tej Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit