Europa League, formati i ri përmirëson premiot për klubet: të ardhurat duke nisur nga ky sezon 2024/25

25 Shtator 2024
17:35
Telesport
back button

Në fund të sezonit të kaluar, UEFA zyrtarizoi premiot që do të shpërndajë për klubet të cilat do të marrin pjesë në edicionin e sivjetshem te Ligës së Evropës, i pari me formatin e ri zviceran me 36 skuadra me tetë ndeshje të garantuara për fazën e parë (4 jashte dhe 4 brenda), e cila nuk do të shohë ndarjen me grupe por me kalendar per cdo skuader (si formati i Champions League).

Në fakt, siç del nga dokumentet zyrtare, Federata Kontinentale e Futbollit do të paguajë në total 565 milionë euro. Një shifër që do të ndahet për tre sezonet e ciklit 2024/27 dhe që është shumë më e lartë se 465 milionë për 2021/24 dhe gjithashtu i kalon 510 milionët e 2018/21.

Të ardhurat neto të disponueshme për klubet pjesëmarrëse do të ndahen si më poshtë:

27.5% do të ndahen për kuotat fillestare (155 milionë euro krahasuar me 116.25 milionë në 2021/24);

37.5% do të ndahen për shumat fikse që kanë të bëjnë me përfitimet (212 milionë euro krahasuar me 139.5 milionë në 2021/24);

35% do të shpërndahet sipas kriterit të ri të sapokrijuar i cili zëvendëson renditjen dhjetëvjeçare dhe grupin e tregut (198 milionë euro krahasuar me 209.25 milionë në 2021/24)

Secili nga 36 klubet që kualifikohen në fazën e grupeve do të marrë 4.31 milionë euro, të ndara në dy pagesa të veçanta: një depozitë prej 4.14 milionë euro dhe një tjeter prej 170,000 euro (në total në ciklin 2021/24 kjo shifër ishte 2.92 milionë euro).

Krahasuar me shifrat e ndara për ciklin 2021/24, ato të rezervuara për fitoret në fazën e parë janë më të ulëta, edhe nëse në fazën e parë janë tetë ndeshje, dy më shumë se në fazën e grupeve që kemi njohur deri me sot.

Për çdo ndeshje në fazën e parë, bonuset do të jepen në bazë të performancës: 450,000 euro për një fitore (630,000 ishte ne 2021/24) dhe 150,000 euro (210,000 në 2021/24) për një barazim. Shumat e pashpërndara (150,000 euro krahasuar me 210,000 euro në 2018/21) do të mblidhen dhe do të rishpërndahen ndërmjet skuadrave pjesëmarrëse në fazën e parë me aksione proporcionale me numrin e fitoreve.

Nuk do të ketë më çmime të rezervuara për fituesit e grupeve (1.1 milionë euro në sezonet 2021/24) dhe për vendet e dyta (550,000 euro). Në fakt, me futjen e formulës së re, tetë më të mirat në grupin e vetëm, që do të hartohen në përfundim të tetë ndeshjeve të fazës së parë, do të kualifikohen direkt në fazën e 16-të.

Nga vendi 9 deri më 24 do të hyjnë në play-off për të hyrë në fazën e eliminimit direkt dhe nga data 25 në 36 do të eliminohen nga çdo kompeticion europian (nuk ka më parashutë në turneun e nivelit më të ulët).

Çmimet e ndara për fazën e eliminimit të drejtpërdrejtë janë si më poshtë:

Klubet e klasifikuara në tetë pozitat e para: 600,000 euro (nuk parashikohen në 2021/24)
Klubet e renditura nga vendi i 9-të në vendin e 16-të: 300,000 euro (nuk parashikohen në 2021/24)
Klubet e kualifikuara për play-off (vendi 9 deri në 24): 300,000 (500,000 ne 2021/24)
Kualifikimi për në raundin e 16-të: 1.75 milion (1.2 milione euro në 2021/24)
Kualifikimi për çerekfinalet: 2.5 milionë (1.8 milionë euro në 2021/24)
Kualifikimi ne gjysmëfinale: 4.2 milionë (2.8 milionë euro në 2021/24)
Kualifikimi në finale: 7 milionë (4.6 milionë në euro 2021/24)
Fituesi i finales: 6 milionë (4 milionë euro në 2021/24)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit