E ardhmja e Antonio Conte-s është akoma një mister.
Sipas ‘Sportitalia’, një takim mes trajnerit dhe presidentit të Napoli-t, De Laurentiis, duket se është zhvilluar pak ditë më parë, në të cilin i është bërë një ofertë teknikut.
Një propozim prej 8 milionë eurosh në sezon, duke përfshirë edhe bonuset, shumë që përmbush kërkesat e Conte-s.
Jo vetëm kaq, sepse mes palëve duket se është folur edhe për një argument shumë të rëndësishëm në aspektin ekonomik.
Bëhet fjalë për një dëmshpërblim për Conte-s në rast të një ndarje të parakohshme për shkak të mungesës së një kualifikimi në Champions League.







