Tirana dhe Partizani “mësyjnë” në merkaton e huaj, përforcime nga Amerika e Kanadaja

27 Shtator 2024
11:16
Telesport
back button

Sezoni 2024-2025 në basketboll për femra është në prag dhe skuadrat më të mira janë duke lëvizur ndjeshëm në merkato për të përforcuar përbërjet e tyre. Tirana e Partizani duket se janë dy ekipet që po nxitojnë në këtë drejtim, duke bërë mjaft ndryshime në formacion.

Kështu, skuadra e Partizanit, drejtuar nga trajnerja Eliverta Bujari, ka bërë një miks transferimesh. Fillimisht ka marrë Aida Palko dhe Enisa Semanjaku, dy lojtare që luajnë edhe në kombëtaren shqiptare, duke dobësuar disi edhe rivalët bardheblu.

Më pas, nga merkato e huaj kanë mbërritur dy përfcorcime të tjera. E para është basketbollistja kanadeze Jenna Dick, ndërsa lojtarja e dytë e mbërritur në kryeqytet është ajo amerikane Sha’Lynn Hagans.

Ndërkohë, te Tirana konfirmohet ardhja e basketbollistes amerikane A’lexxus Faith Davis, që dhe ka nisur stërvitjen me bardheblutë. Një tjetër amerikane që do të luajë për trajneren Mirza Alibegaj është Manii Hoopz, që gjithashtu ka mbërritur në kryeqytet.

Basketbollistja e tretë amerikane është Liliane Ikete, ndërkohë që më herët është rikonfirmuar lojtarja Marina Bojka. Përforcime këto të dy skuadrave kryesore për titull, bashkë me Flamurtarin, që pritet ta bëjnë mjaft interesant sezonin e ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit