“Më i miri në botë në rolin e tij”, Leawandowski: Brezi i ri ka një sfidë të madhe përpara

27 Shtator 2024
14:21
Denis Hakanaj
back button

Robert Lewandowski i ka thurur elozhe Lamine Yamal-it.

Polaku ka thënë për B/R:

“Mendoj se është sulmuesi i krahut më i mirë në botë. Ai është vetëm 17 vjeç. Karriera e një futbollisti është e gjatë, ndonjëherë nuk ka rëndësi si e nis, por si e mbyll ose si do të jetë në 10-15 vitet e ardhshme. Dhe në 15 vitet e ardhshme ai do të jetë 32”.

Sulmuesi i Barcelona-s shtoi:

“Kur shoh brezin e ardhshëm, ata kanë një sfidë të madhe përpara, për shkak të rrjeteve sociale. Një ditë, ti je hero, por të nesërmen, je në tokë.

“Uroj që ai të jetë i fortë për një karrierë të gjatë dhe nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerëzit tani, apo çfarë do të thonë, ai qëndron me këmbë në tokë dhe mendon “ok, kjo është pjesë e jetës sime, futbolli që dua të shijoj, dua t’u jap tifozëve shumë lumturi në fund”.

Lamine Yamal ka realizuar katër gola dhe ka dhuruar pesë asiste në tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon për kryesuesit e La Liga-s, me tre nga golat dhe pesë asistet që kanë ardhur në kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit