“E pranoj”, premtimi i Endrick: Nuk ka për të ndodhur më

27 Shtator 2024
14:23
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Real Madridit, Endrick, ka pranuar se ishte me fat që nuk u ndëshkua me karton të kuq gjatë fitores ndaj Alaves.

Endrick goditi me shkelm Santiago Mourino me topin larg tyre, por incidenti nuk u ndëshkuar nga arbitrat.

Marca thotë se i riu u ka rrëfyer miqve dhe familjes se ishte me fat që qëndroi në fushë.

“Kjo nuk do të ndodhë më”, besohet se u ka thënë ai të afërmve të tij.

Endrick gjithashtu foli me shokët e skuadrës në stërvitje të enjten, duke pranuar gabimin e tij dhe duke i siguruar ata se nuk do ta bëjë më.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit