Denver përmbys gjithçka me Jokic, New York rikthehet në epërsi ndaj Indiana

15 Maj 2024
8:20
Telesport
back button

New York Knicks rikthehet në epërsi në gjysmëfinalet play off ndaj Indiana, pas fitores 121-91 ndaj Indiana, duke udhëhequr 3-2 me ndeshje. Një sfidë pa histori, dominuar nga nju-jorkezët, që në fushën e tyre nuk tolerojnë.

Jalen Brunson me 44 pkkë bëri diferencën në parket, duke qenë më i miri në fushë. Për Indiana, lojtari më i mirë ishte Siakam me 22 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Denver përmbys disavantazhin 0-2 pas dy ndeshjeve të para dhe tashmë udhëheq 3-2. Kampionët fituan sot 112-97 ndaj Minnesota në fushën e tyre.

Ndeshje e shkëlqyer për Nikola Jokic, që realizoi 40 pikë e 13 asist, i karikuar pas fitimit të çmimit MVP. Për Minnesota u dallua Towns me 23 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

New York – Indiana, 121-91 (3-2)

Boston – Cleveland, (3-1)

Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off

Denver – Minnesota, 112-97 (3-2)

Oklahoma – Dallas, (2-2)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit