Telashet e para për trajnerin Hansi Flick kanë nisur, që pas humbjes 4-2 ndaj Osasuna në kampionat i duhet të përgatisë skuadrën për ndeshjenne Champions League ndaj Young Boys.
Katalanasit e humbën sfidën e parë në Europë (1-2 ndaj Monaco), ndaj fitorja është një detyrim për spanjollët, për të mos humbur me tej terren. “Kemi vetëm dy ditë për t’u rikuperuar, por ne jemi Barcelona, luajmë për fitore”, tha Flick.
“Shpresoj të shoh versionin më të mirë të ekipit pas asaj humbjeje. Mendoj se duhet të marrim fitoren tonë të parë në Champions League, para tifozëve tanë”, u shpreh trajneri Hansi Flick.
Humbja në La Liga dhe skuadra që Flick hodhi në fushë konfirmoi se ai donte t’i jepte shumë rëndësi sfidës në Champions. Ndaj, këtë herë, pritet që ai të aktivizojë 11-shen më të mirë.
“Rotacioni është i detyrueshëm. Me kaq shumë ndeshje duhet të mbroj lojtarët e mi nga lodhja dhe dëmtimi. E dimë që do të pësojmë edhe humbje, por sezoni është i gjatë”, tha Flick.