Kompany në dilemë për sulmuesin para sfidës në Champions: Do të vendosim në momentet e fundit

2 Tetor 2024
8:37
Telesport
back button

Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munich, është i pavendosur nëse do të aktivizojë sot nga minuta e parë sulmuesin anglez Harry Kane. Skuadra gjermane do të luajë ndaj Aston Villa në Champions League.

Ne përballemi me një ekip të mirëorganizuar dhe gjithmonë ka një atmosferë elektrizuese në atë stadium. Gjithsesi, kjo nuk na tremb, pasi ne jemi mësuar të luajmë ndeshje të tilla dhe shpresoj që lojtarët të jenë gati”, tha Kompany.

Duke folur për gjendjen fizike të Harry Kane, ai shtoi: “Ai ka ardhur me ne, u stërvit dhe gjithçka shkoi mirë. Por duhet të presim deri sot psadite dhe të jemi të sigurt që gjendja e tij do të mbetet e mire. Vetëm atëherë mund të marrim vendimin më të mirë me qetësi të plotë”.

Më tej, Kompany u shpreh: “Luajmë shpesh dhe për të ruajtur një nivel të mirë gjatë gjithë sezonit, na duhet të qëndrojmë në formë dhe të jemi të mprehtë në vendimet tona. Shpresoj se ne mund të vazhdojmë kështu siç e kemi nisur deri në fund”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit