Ten Hag po e mban në stol, Barça dhe Juve monitorojnë nga afër yllin e Manchester United

4 Tetor 2024
12:31
Telesport
back button

E përditshmja britanike “The Sun” konfirmoi sot se ekipet e Barcelona dhe Juventus po ndjekin nga afër situatën e Alejandro Garnacho, që luan me Manchester United.

Anësori 20-vjeçar i “djajve të kuq” nuk është aktivizuar shumë nga trajneri Erik ten Hag këtë sezon dhe ka luajtur vetëm në tri nga gjashtë ndeshjet e Manchester United në Premier League deri më tani këtë sezon.

Gjithsesi, për shkak të kostos së lartë dhe faktit se nuk mund të shpenzojnë shumë, për të dyja ekipet do të jetë e vështirë. Manchester United kërkon 50 milionë euro për Alejandro Garnacho.

Te Juventus nuk parashikojnë shpenzime kaq të mëdha në merkato, ndërsa Barcelona ende nuk ka burime të mjaftueshme financiare. Ndërkohë që, bëhet fjalë për një lëvizje që mund të ndodhë verën e ardhshme.

Fakti që te Manchester United lojtari nuk po gjen shumë hapësira ka lënë mjaft hije dyshimi për të ardhmen e tij. Te klubi janë të qetë, pasi lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me “djajtë e kuq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit