“Mund të thoja Modric, Kroos dhe Hazard”, Rudiger: Por zgjedh një tjetër

4 Tetor 2024
14:44
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger së fundmi i ka thurur elozhe ish-shokut të skuadrës Karim Benzema, duke e cilësuar atë si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur.

Gjatë një interviste të fundit me Inside Scoop, futbollisti gjerman, tha:

“Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur? Karim Benzema! Mund të them… Modric, Kroos, Hazard, por më duhet të zgjedh Benzema”.

Të dy luajtën së bashku për vetëm një sezon, por fituan shumë trofe së bashku.

Benzema mori Topin e Artë për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në Europë në sezonin 2021-22.

Francezi përfundoi sezonin e tij me Real Madridin verën e pasuese, duke u transferuar në Saudi Pro League.

36-vjeçari u largua nga Santiago Bernabeu me 354 gola dhe 165 asiste nga 648 ndeshje, duke përfunduar si golashënuesi i dytë më i mirë i në historinë e klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit