Liverpool “arratiset”, kundër Palace i mjafton Jota (Video)

5 Tetor 2024
15:41
Denis Hakanaj
back button

Liverpool-i do të jetë, për të paktën dy javët e ardhshme, në krye të Premier League.

Në ndeshjen hapëse të javës së shtatë të Premier League, skuadrës së Slot i ka mjaftuar një gol i Diogo Jota-s pas nëntë minutash lojë për të mposhtur Crystal Palace.

CRYSTAL PALACE-LIVERPOOL – GOLI – VIDEO

Ndeshja e luajtur në Selhurst Park ka përfunduar 0-1 dhe Salah me shokë kanë thelluar përkohësisht diferencën me ndjekësit në renditje.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit