Real fiton me Valverde dhe një magji të Vinicius, Carvjal lë fushën në lot (Video)

5 Tetor 2024
23:02
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid ka mundur 2-0 Villarreal-in në javën e 9-të të La Liga-s dhe ka kapur përkohësisht Barcelona-n në kreun e renditjes.

Sfida e luajtur në Santiago Bernabeu është zhbllokuar ngaa Valverde, i cili ka mposhtur portierin  Conde i ndihmuar edhe nga një devijim.

REAL MADRID-VILLAREAL – GOLAT – VIDEO

Goli që ka mbyllur ndeshjen ka ardhur në minutën e 73-të dhe është shënuar nga Vinicius, që ka shtangur portierin kundërshtar me një goditje të jashtëzakonshme.

Lajmi i keq për Real Madrid ka ardhur në fundin e ndeshjes kur Carvajal ka qenë i detyruar të lërë fushën në lot pas një dëmtimi të pësuar në gju.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit