“Duhet të përmirësohemi”, Valverde: Ja kush më ka mësuar të gjuaj

6 Tetor 2024
15:00
Denis Hakanaj
back button

Federico Valverde, autori i golit që zhbllokoi ndeshjen ndaj Villarrealit, ka folur për kanalet zyrtare të klubit:

“Ishte një ndeshje e bukur. As shumë e mirë, as shumë e keqe, bëmë gjënë e duhur për të fituar dhe mjaftuan vetëm dy gola.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e rëndësishme për të vazhduar luftën për kampionatin dhe kjo fitore na ndihmon ta përballojmë me energji pushimin për kombëtaret.

“Jemi stërvitur shumë në Valdebebas dhe pas shumë goditjeve së bashku me Daviden dhe Francescom, ka një ndjenjë shpërblimi”.

– Kush të mësoi të gjuash?

“Më duhet të vazhdoj të punoj dhe të përmirësohem. Kam pasur mësues të shkëlqyer në këtë ekip”.

– Kontributi në fushë.

“Më pëlqen të kontribuoj në mbrojtje dhe në sulm dhe të luaj përpara duke mbajtur topin. Kjo është arsyeja pse u kënaqa ndaj Villarreal-it”.

– Si do të shkosh në grumbullimin e kombëtares?

“I lumtur. Do të doja që të kishim bërë më mirë në këto muajt e fundit, por ne do të vazhdojmë të rritemi si ekip”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit