“Fitorja na ktheu qetësinë dhe buzëqeshjen pas një jave me rezultate negative”

7 Tetor 2024
8:27
Telesport
back button

Real Madrid rikthehet te suksesi në kampionat pas fitores 2-0 ndaj Villareal, një triumf që për mesfushorin anglez Jude Bellingham ishte rezultati më i mirë pas një jave të vështirë. Fillimisht barazimi në derbi e më pas humbja ndaj Lillë.

Jam shumë i kënaqur me reagimin, paraqitjen dhe rezultatin pas një jave negative që na lëndoi si ekip. Kishim nevojë për këto tri pikë, në mënyrë që të përgatitemi për rikthimin pas dy javësh me një moral të lartë”, tha Bellingam.

Ndihem mirë. Nuk po shënoj por më pëlqen më shumë sepse marr pjesë më shpesh në aksionet sulmuese. Po kënaqem me mënyrën si luaj”, u shpreh anglezi për mediat spanjolle.

Më tej, Bellingham shtoi: “Ju garantoj se do të shënoj sërish, por e rëndësishme është që skuadra të fitojë dhe unë mund të jap kontributin tim. Kemi shumë lojtarë që mund të shënojnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit