Lewandowski “përulet” para CR7: Karriera e tij do të mbetet e gdhendur në historinë e futbollit

8 Tetor 2024
10:59
Alfred Lleshi
back button

Robert Lewandowski ka shpenzuar disa fjalë të veçanta për Cristiano Ronaldon, para ndeshjes Poloni-Portugali për Ligën e Kombeve: “E njoh plotësisht atë që Cristiano Ronaldo ka arritur gjatë gjithë karrierës, si e ka formësuar historinë e futbollit me arritjet e tij dhe shumë rekorde. Kjo sigurisht do të mbetet e gdhendur në historinë e futbollit.

Ajo që më bën vërtet përshtypje te Cristiano Ronaldo është që, pavarësisht se ka arritur gjithçka, ose më shumë se sa mund ta imagjinonte shumica, ai ende ka një entuziazëm të tillë për futbollin. Ju mund ta ndjeni zjarrin e tij për këtë lojë magjike. Ai është 39 vjeç, gati 40 vjeç, dhe ende tregon pasion të jashtëzakonshëm. Ju mund ta shihni në reagimet e tij, nëse është zhgënjim apo ngazëllim. Çdo veprim në fushë pasqyron pasionin e tij super të thellë për këtë sport.

Cristiano ende dëshiron më shumë, punon pa pushim për të qëndruar në majë. Rruga që ka përshkuar në karrierë është dhe do të jetë një frymëzim për shumë lojtarë e të rinj në të gjithë botën.

Jam i sigurt se mijëra lojtarë ëndërrojnë të ndjekin shembullin e tij, edhe pse e dinë se nuk është e lehtë. Ai ka ngritur stekën e ambicies për të gjithë, duke e bërë suksesin e nivelit të lartë të arritshëm vetëm për të përkushtuarit 100%. Xhelozi? Jo, vetëm respekt total”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit