Ish-ylli i Lazio-s dhe West Ham-it, Paolo di Canio, ka sulmuar ashpër Manchester United për një shitje të bërë gjatë verës.
Bëhet fjalë për Scott McTominay.
Di Canio tha për Il Mattino: “Do të shkoja te Manchester United dhe do t’i arrestoja të gjithë drejtuesit. Si mund të shitet McTominay?”.
Në lidhje me shitjen e McTominay në verë, trajneri Erik ten Hag tha: “Jam i lumtur për të, por më vjen keq sepse nuk do të doja të humbja një lojtar si ai.
“Ai personifikon Manchester United, ishte shumë i rëndësishëm për United. Ishte në klub për 22 vjet, por fatkeqësisht nuk kemi çfarë të bëjmë.
“Scott është i kënaqur me transferimin te Napoli”.