Nesër ndeshja me Qipron, Zhegrova: “Vij me kënaqësi të luaj për Kosovën, do mësojmë nga gabimet”

14 Tetor 2024
17:40
Telesport
back button

Edon Zhegrova ishte lojtari i përzgjedhur nga Federata e Kosovës për të folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Qipron. Ai u shpreh se gjithmonë vjen me kënaqësi të luajë për Dardanët.

Duke premtuar se do të japë më të mirën në sfidën kundër qipriotëve, mes të tjerave, mesfushori deklaroi se nuk ndien presion.

“Nuk kam presion. Aspak. Sa herë grumbullohem me kombëtaren, vij me kënaqësinë më të madhe dhe dua të jap maksimumin në secilën ndeshje. Ndeshja e kaluar ishte e mirë, por mund të luanim edhe më mirë”.

“Kemi mësuar nga gabimet e ndeshjes së kaluar dhe besoj se kësaj here do të tregojmë se dimë të mësojmë nga gabimet”, u shpreh Zhegrova, i cili shënoi një gol në fitoren 2-1 të Kosovës kundër Lituanisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit