Mundo Deportivo ka folur për një krizë golash për Atletico Madridin dhe kjo nuk mund të zgjidhet me blerjen e qendërsulmuesve të rinj.
Në të vërtetë, problemi qëndron në manovrat sulmuese të cilat shpesh kanë munguar në dy muajt e fundit.
Atletico Madrid, pra, mund të fillojë të mendojë përsëri që në janar për një lojtar që Simeone e pëlqen shumë për vendosmërinë dhe aftësinë e tij për të ndryshuar lojën.
Bëhet fjalë për Davide Frattesi, i cili po tregon tek Inter-i aftësinë e tij për të hyrë në fushë dhe për të ndryshuar ndeshjen, por mund të jetë i dobishëm edhe për vendosmërinë dhe agresivitetin e tij në mes të fushës.
Ish-lojtari i Sassuolos, megjithatë, pavarësisht zërave të shumtë, mbetet një lojtar i rëndësishëm për Simone Inzagh-in, ndaj është shumë e vështirë për Marotta dhe Ausilio që ta lënë të largohet lehtë.
E vetmja mënyrë për ta marrë nga zikaltrit është me një ofertë më të lartë se 40 milionë euro, e cila ka pak mundësi të vijë.
Interesi, megjithatë, mbetet konkret dhe për këtë mund të flitet sërish verën e ardhshme.