Ismajli neutralizon Lukaku-n, Kvara i dhuron Napoli-t fitoren me penallti (Video)

20 Tetor 2024
14:34
Denis Hakanaj
back button

Napoli ka mundur 1-0 Empoli-n në javën e tetë të Serisë A dhe kryeson i vetëm kreun e renditjes.

Skuadra e Conte-s ka pasur shumë vështirësi në pjesën e parë, shpëton më shumë se një herë falë ndërhyrjeve të Caprile-s, por më pas ka zhbllokuar ndeshjen në fillimin e pjesë së dytë falë një penalltie të Kvaratskhelia (63′), pak minuta pas daljes së Lukaku-t, i cili u neutralizua nga Ismjali.

PENALLTIA E KVARATSKHELIA – VIDEO

Napolitanët kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në fund pa kaluar shumë rreziqe, duke marrë fitoren e shtatë në kampionat.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit