Juventus kërkon fitoren e tretë në Champions, trajneri Thiago Motta hedh talentin portugez si titullar

22 Tetor 2024
7:50
Telesport
back button

Pasi mundi me vështirësi Lazio në kampionat skuadra e Juventus rikthehet në Champions League me synimin për të arritur fitoren e tretë radhazi. Pasi mposhtën PSV dhe Leipzig në dy sfidat e para, të martën në mbrëmje bardhezinjtë do të presin Shtutgart në “Allianz Stadium”.

Nuk ka për të qenë aspak e lehtë për skuadrën e trajnerit Thiago Motta, që do të duhet të përballet ende me disa mungesa. I vetmi lajm i mirë është rikthimi i Francisco Conceiçao, i cili me shumë gjasa do të startojë si titullar, duke qenë se ka enë pushim në fundjavë (ishte i pezulluar).

Pikërisht në Europë, ku mbrojtjet janë më të hapura, Conceiçao ka treguar të gjithë talentin e tij dhe mund të jetë gjithashtu çelësi për të hapur mbrojtjen e skuadrës gjermane. Deri më tani ai ka qenë një surprizë e këndshme jo vetëm për dy golat e shënuar.

Lajm i mirë edhe për Dushan Vlahovic, i cili me Conceicao mund të ketë më shumë hapësira ​​për aksion në mesin e zonës së rreptësisë dhe të jetë më pranë portës. Në skuadër duhet të rikthehet edhe Ëeston McKennie, që ka rikuperuar nga dëmtimet e lehta të pësuara në kombëtaren amerikane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit