PSG do të luajë sot në mbrëmje ndaj PSV në Champions League, një ndeshje delikate për kampionët e Francës. “Jam i kënaqur me atë që kam parë që nga fillimi i sezonit”, u shpreh për mediat trajneri i PSG, Luis Enrique.
“Sot është e vështirë të vlerësosh nivelin, pasi shumë gjëra ndryshojnë nga ndeshjet në shtëpi në ato jashtë. PSV është një kundërshtar i nivelit shumë të lartë, pasi po dominojnë kampionatin e tyre me shifra të pabesueshme dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, u shpreh më tej trajneri spanjoll.
“Jemi në formë dhe i kam të gjithë lojtarët në dispozicion. Të gjithë mund të luajnë si titullarë. Hakimi? Mendoj se sot është përmirësuar në mbrojtje, është më efektiv, por gjithmonë ka qenë lojtar i nivelit më të lartë e shoh atë si më të pjekur”, tha Enrique.
Duke folur për Champions League dhe objektivat në Europë, ai shtoi: “Çdo ndeshje është thelbësore në këtë format të ri të Champions. Të gjitha ekipet duan të fitojmë pikë. Ky është një kompeticion shumë konkurrues, i vështirë. Ne luajmë në shtëpi dhe duam të marrim një rezultat pozitiv”.