Conte: Gati për një tjetër betejë me Napolin, skuadra ime e di se çfarë duhet të bëjë

25 Tetor 2024
10:06
Telesport
back button

Napoli kryesues i Serie A përgatitet të mbrojë këtë pozicion teksa përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Lecce. Gjithçka duket normale pavarësisht se sulmuesi belg Romelu Lukaku nuk ka kaluar një javë qetë, pas kritikave për paraqitjen e tij ndeshjen e fundit ndaj Empoli.

Nuk duhet të flasim për paraqitjen e Lukakut në Empoli, por për ekipin. Të gjithë ishin dobët në pjesën e parë, por situata ndryshoi në pjesën e dytë dhe fituam”, tha trajneri Antonio Conte, që konfirmon titullar sulmuesin belg.

Një pyetje në lidhje me Kvara, që ka të bëjë me polemikën e rinovimit. “Patjetër që ka një diskutim mes klubit dhe lojtarit, por kjo është çështje e tyre. Ajo që kërkoj prej tij është të vazhdojë të jetë i fokusuar në sezonin që është shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Conte.

Më tej, trajneri i Napolit shtoi: “Kvara është një djalë serioz dhe një profesionist shembullor. Shpresoj që gjërat mund të zgjidhen, por e di që në futboll çdo gjë mund të ndodhë, pavarësisht nëse arrihet një marrëveshje apo jo. Unë dua që ai duhet të jetë plotësisht i përqendruar”.

Napoli, që kryeson me +2 ndaj Interit, mund të përfitojë nga “derbi i Italisë” mes zikaltërve dhe Juventus për të fituar një avantazh ndaj ndjekësve të tyre. “Unë kurrë nuk i shikoj kundërshtarët. Nëse dikush pret ndeshjet e mëdha për të parë në vështirësi gabon, unë shoh vetëm te skuadra ime”, tha Conte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit