Lakers dhe Golden State fitojnë sfidat e radhës, zhgënjejnë Milwaukee e Phildelphia

26 Tetor 2024
8:35
Telesport
back button

Skuadra e Lakers fitoi sot 123-116 ndaj Phoenix dhe qëndron e pamposhur në NBA. Durant realizoi 30 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan. Anthony Davis realizoi 35 pikë par Lakers, mbështetur edhe nga Reaves me 256 pikë.

Dy fitore në po dy ndeshje të luajtura edhe për Golden State, që mundi 127-86 Utah Jazz jashtë fushe. Hield me 27 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte shënuesi më i mirë për ëarriors.

Zhgënjën ekipi i Milwaukee, që u mund 133-122 në shtëpi nga Chicago. Për miqtë, të gjithë titullarët realizuan mbi 13 pikë, ku diferencën e bëri White me 35 pikë. Antetokounmpo realizoi 38 pikë për Bucks, por i vetëm nuk e evitoi dot humbjen.

NBA-Rezultatet e sotme

Orlando – Brooklyn, 116-101

Toronto – Philadelphia, 115-107

Atlanta – Charlotte, 125-120

Cleveland – Detroit, 113-101

NeëwYork – Indiana, 123-98

Houston – Memphis, 128-108

Milwaukee – Chicago, 122-133

Utah Jazz – Golden State, 86-127

Lakers – Phoenix, 123-116

Portland – New Orleans, 103-105

Lajme të tjera

Lajmet e fundit