“Flick na lodh fizikisht, por ndihemi mirë pranë tij”. Lojtarët e Barcelonës lartësojnë trajnerin

27 Tetor 2024
16:40
Telesport
back button

“Ndihemi mirë me Hansi Flick. Ai na bën të jemi rehat gjatë bashkëpunimit me të. Puna dhe ndikimi i tij te Barcelona është vërtet i pabesueshëm”.

Kështu u shpreh Robert Lewandowski pas fitores spektakolare të katalanasve në El Clasico. Sulmuesi polak e lavdëroi tejmase trajnerin e ri të Barcelonës, i cili po korr vetëm suksese.

“Flick na e bën punën të lehtë. Na lodh më shumë fizikisht, por i kemi përgjegjësitë e ndara. Ai është shumë i qartë. E dimë se cilat janë pritshmëritë dhe detyrat”, u shpreh Raphinha për gjermanin.

Duket se në “Camp Nou” nuk është rikthyer vetëm suksesi, por edhe lumturia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit