Te Juventus janë të kënaqur me barazimin 4-4 që arritën në “San Siro” ndaj Inter, në një ndeshje që dukej se po shkonte keq. Zikaltërit udhëhiqnin 4-2 para se bardhezinjtë të shënonin dy gola dhe të fiksonin përfundimisht barazimin.
“Me këtë qëndrim dhe vendosmëri që treguam ndaj Inter në këtë përballje ne mund të shkojmë larg”. I këtij mendimi është portieri i Juventus, Michele Di Gregorio, pavarësisht katër golave të pësuar në këtë sfidë.
Portieri i Juve buzëqesh për barazimin: “Ne ishim të mirë në rikuperimin e dy golave. Sigurisht për një portier nuk është kurrë mirë të pësosh katër gola, por ne treguam se kemi një karakter të fortë dhe e merituam atë pikë në San Siro”.
I të njejtin mendimi është edhe Manuel Locatelli, që deklaroi: “Ndeshja ishte shumë e hapur dhe tifozët u argëtuan. Pësuam gola të shmangshëm dhe do t’i analizojmë këtë javë”.
“Gjithsesi, ne rikuperuam dy gola në një ndeshje të vështirë. Nuk është kurrë e lehtë të bësh një gjë të tillë në San Siro kundër Inter. Ne duhet të vazhdojmë me këtë shpirt gare deri në fund dhe të shohim ku mund të shkojmë”, tha Locatelli.







