Gazeta spanjolle MARCA sot kishte publikuar në kopertinë lajmin se Vinicius Junior do të ishte fituesi i Topit të Artë, duke argumentuar se braziliani shënoi 26 gola dhe dha 11 asistime sezonin e kaluar.
Sidoqoftë, situata ka ndryshuar totalisht. Real Madrid është njoftuar nga Manchester City se fitues do të jetë Rodri. Kështu, madrilenët kanë vendosur ta bojkotojnë ceremoninë.
Los Blancos dhe Florentino Perez besojnë se kjo është një mungesë e madhe respekti. Sipas tyre, Dani Carvajal do të duhej të ishte fitues, nëse Vinicius jo.
“Nëse kriteri për këtë çmim nuk e shpall Vinicius si fitues, sepse trofetë vlejnë më shumë, atëherë kriteri i njejtë duhet ta shpallë Carvajal-in si fitues”, shkruan Marca.
“UEFA nuk e respekton Real Madridin. Kjo është e qartë”, vijon gazeta madrilene.







