Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, i cili eksperimentoi me kapitenin Reece James si mbrojtësi i majtë në ndeshjen kundër Newcastle (fituar 2-1), ka mbetur i kënaqur si me rezultatin ashtu dhe me lojën e lojtarit të tij.
Gjithsesi, ishte një gabim nga James, i cili lejoi Alexander Isak të largohej prej tij për të shënuar golin e barazimit të përkohshëm. Për pasojë, trajneri italian këmbëngul për të parë më shumë udhëheqje nga kapiteni i tij në të ardhmen.
“Më pëlqen shumë Reece, por e përsëris: Aik është kapiteni i ekipit dhe nga kapitenët pres më shumë. Nga Reece dhe të gjithë djemtë që ndonjëherë janë kapiten në ndeshje pres më shumë, të udhëheqin e të ndihen në fushë”, tha Maresca.
“Një lojtar është kapiten për një arsye dhe ai duhet ta tregojë çdo ditë në fushë këtë gjë. James ndonjëherë duhet të marrë më shumë përsipër, pasi e gjithë skuadra duhet të luftojë dhe ai mund të jetë një lider i shkëlqyer”, tha Maresca.