Një debat i lidhur me futbollin mori një kthesë vdekjeprurëse në Qendrën Tregtare Kyobugombe të Ugandës Perëndimore, pasi 22-vjeçari Benjamin Okello humbi jetën pas një mosmarrëveshjeje me një tifoz të Arsenalit të dielën, më 27 tetor. Përplasja thuhet se shpërtheu për festime dhe tallje pas barazimit 2-2 të Arsenalit me Liverpoolin në Emirates Stadium.
Kur Mo Salah shënoi kundër Arsenalit në Emirates Stadium, tifozi i Manchester United Benjamin Okello po festonte. Ai i hodhi tifozit të Arsenalit disa popcorn teksa festonte. Kjo e përshkallëzoi situatën dhe pas përfundimit të ndeshjes, të dy u përleshën dhe mbeti i vdekur Benjamin Okello pasi u godit me shkop nga mbështetësi i Arsenalit, i cili është identifikuar vetëm si Onan.
Incidenti u konfirmua nga kryetari i Kaharo Sub County, i cili tregoi se kishte marrë lajmet për përleshjen herët në mëngjes të së hënës.
“Kam marrë informacion. Mëngjesin e djeshëm (e hënë), dy burra u përleshën të dielën mbrëma në qendrën tregtare Kyobugombe dhe njëri prej tyre u dërgua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Bukindës për mjekim dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Referimit Rugarama, ku vdiq”, tha ai.