Barcelona dhe Zalgiris Kaunas janë dy skuadrat që kryesojnë renditjen e Euroleague pas ndeshjeve të raundit të gjashtë. Këto ekipe kanë nga 5 fitore (edhe 1 humbje), duke triumfuar në përballjet e fundit.
Katalanasit mundën 97-88 turqit e Anadolu Efes në Stamboll, ndërsa lituanezët triumfuan në sekondat e fundit 86-84 ndaj serbëve të Zrvena Zvezda. Pas këtyre dy skuadrave vijnë 5 ekipe që kanë nga katër fitore.
Ato janë: Kampionët në fuqi të Panathinaikos, Baskonia Gasteiz, Monaco, Fenerbahce dhe Bayern Munich, që synojnë një vend në play off. Renditjen e mbyllin dy ekipet italiane të Virtus Bologna e Armani Milano, me nga 1 fitore.
Euroleague-Raundi i 6-të
Anadolu Efes – Barcelona, 88-97
Alba Berlin – Paris Basketball, 83-92
Fenerbahce – Maccabi Tel Aviv, 84-82
Olympiacos – Real Madrid, 79-69
Baskonia Gasteiz – Armani Milano, 88-83
Virtus Bologna – Bayern Munich, 84-87
Zalgiris Kaunas – Zrvena Zvezda, 86-84
Panathinaikos – Villeurbanne, 92-68
Partizan Beograd – Monaco, 74-79







