Zhgënjim për Barcelona dhe Real Madrid, një emër surprizë kryeson Euroleague

2 Nëntor 2024
8:30
Telesport
back button

Ndeshjet e raundit të shtatë të Euroleague kanë dhuruar mjaft surpriza, duke nisur nga emri i ekipit që kryeson renditjen. Me 6 fitore (edhe 1 humbje) kryeson ekipi lituanez i Zalgiris Kaunas.

Në ndeshjen e fundit, Zalgiris fitoi në sekondat e fundit 63-62 ndaj Monaco dhe udhëheq i vetëm. Humbet Barcelona, që u mund thellë 95-74 në Greqi nga Olympiacos dhe pëson disfatën e dytë.

Humbja e katërt këtë sezon për Real Madrid, që u mund 79-78 nga Maccabi në fund të një ndeshje emocionuese. Jashtë fushe fiton ekipi kampion i Panathinaikos, që mundi 81-77 Crvena Zvezda.

Euroleague-Raundi i 7-të

Alba Berlin – Anadolu Efes, 70-86

Maccabi Tel Aviv – Real Madrid, 79-78

Olympiacos – Barcelona, 95-74

Armani Milano – Virtus Bologna, 99-90

Fenerbahce – Partizan Beograd, 89-72

Zalgiris Kaunas – Monaco, 63-62

Villeurbanne – Bayern Munich, 71-84

Crvena Zvezda – Panathinaikos, 77-81

Paris Basket – Baskonia Gasteiz, 67-65

Lajme të tjera

Lajmet e fundit