Surpriza në javën e katërt të Superligës në basketboll për meshkuj. Tirana u mund 79-65 në “Fahrie Hoti” nga Apolonia, duke pësuar humbjen e parë sezonale. Perioda e dytë dhe ajo e tretë vulosën fitoren e miqve, e para në kampionat, në një ndeshje ku u dallua Hamilton me 21 pikë. Për bardheblutë u dallua Lilaj më 26 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
Në Shkodër, skuadra vendase e Vllaznisë triumfoi 81-77 ndaj Kamza Basket, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Tri nga 4 periodat u mbyllën me pikë të barabarta të realizuara nga dy skuadrat. Për Vllazninë u dallua Walton me 23 pikë e 17 rebound, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Nnanabu për kamzalinjtë.
Në takimet e Kategorisë së Parë për meshkuj, fitore të rëndësishme korri jashtë fushe Partizani, që mundi 75-71 Fieri Basket. Thellë fiton edhe Elbasani, që mundi 110-78 Skënderbeun, ndërsa Flamurtari mposhti 86-70 Pogradecin, duke marrë fitoren e parë. Në këtë kampionat, Partizani dhe Elbasani udhëheqin pa asnjë humbje.
Superliga-Meshkuj, java e 4-t
Tirana – Apolonia, 65-79
Vllaznia – Kamza Basket, 81-77
Besëlidhja – Teuta, 3 nëntor
Renditja: Tirana 7 pikë, Besëlidhja 6 pikë, Teuta 5 pikë, Kamza Basket 5 pikë, Vllaznia 5 pikë, Apolonia 5 pikë.
Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 4-t
Fieri Basket – Partizani, 71-75
Flamurtari – Pogradeci, 86-70
Skënderbeu – Elbasani, 78-110
Renditja: Elbasani 8 pikë, Partizani 8 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Fieri Basket 5 pikë, Flamurtari 5 pikë, Pogradeci 4 pikë.