Janë luajtur sot pasdite dy ndeshjet e fundit të javës së 4-t të Kampionatit Kombëtar, nga një për secilën kategori.
Te meshkujt, Besëlidhja kampione fitoi thellë 108-67 ndaj Teutës, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Një ndeshje në sens unik, komanduar që nga perioda e parë nga ekipi lezhjan, që u shkëput 31-13. Teuta nuk ishte në gjendje të rivalizonte, duke humbur terren deri në fund. Për Besëlidhjen u dallua kolektiviteti, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.
Te femrat, ekipi i Partizanit fitoi 96-85 në Durrës ndaj Teutës, në një ndeshje të dominuar nga vajzat kryeqytetase. Të “kuqtë” u shkëputën 27-9 në periodën e parë dhe e administruan avantazhin deri në fund. Aida Palko me 20 pikë e 13 rebound ishte shënuesja më e mirë e Partizanit, ndërsa 21 pikët e Jace për durrsaket mbetën për statistikë.
Superliga-Meshkuj, java e 4-t
Tirana – Apolonia, 65-79
Vllaznia – Kamza Basket, 81-77
Besëlidhja – Teuta, 108-67
Renditja: Besëlidhja 8 pikë, Tirana 7 pikë, Teuta 6 pikë, Kamza Basket 5 pikë, Vllaznia 5 pikë, Apolonia 5 pikë.
Kategoria e Parë-Femra, java e 4-t
Tirana – Elbasani, 81-61
Flamurtari – Vllaznia, 75-39
Teuta – Partizani, 85-96
Studenti (pushim)
Renditja: Tirana 8 pikë, Partizani 7 pikë, Flamurtari 5 pikë, Vllaznia 5 pikë, Studenti 4 pikë, Teuta 4 pikë, Elbasani 3 pikë.