Tifozët e Bayern nisin bojkotin: “Nuk blejmë asnjë biletë për ndeshjet e Champions League”

4 Nëntor 2024
18:48
Telesport
back button

Tifozët e Bayern befasojnë klubin dhe UEFA-n. Ata kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjen e Champions League me Shakhtar Donetsk, edhe pse bëhet fjalë për një sfidë në shtëpi.

Kjo sfidë do të luhet në muajin dhjetor në “Allianz Arena”. Dy grupimet kryesore të tifozerisë bavarezë kanë vendosur të mos blejnë bileta, të cilat kanë filluar të shiten të premten.

Arsyeja është çmimi i lartë i biletave. Pankarta “Twenty is plenty” kundër UEFA-s e vendosur prej tyre në ndeshjet e kaluara është gjithë shpjegimi i kësaj indinjate.

Çmimi i biletave për takimin me Shakhtar është 52 euro, shifër e papranueshme për bavarezët. Ata janë mësuar të paguajnë 19 euro për ndeshje në kampionatin gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit