Përfundojnë dy ndeshjet e para të ditës së katërt të Champions League të planifikuar për sot në orën 18:45. Një nisje e shpejtë nga Girona, por qe PSV Eindhoven tregoi menjëherë “kthetrat” me Flamingo në minutën e 16-të dhe Tillman ne te 33 per rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë, dy gola të tjerë të pesuar nga ekipi i Michel (Bakayoko dhe autogol Krejci), të cilët luajten gjithashtu me 10 lojtarë pas daljes me te kuq nga Martinez. Holandezët shkojne 5 pikë, ndërsa Girona po fundoset.
Slovan Bratislava bie gjithashtu brenda fushe ndaj Dinamo Zagrebit. Strelec krijoi iluzione duke shenuar golin e avantazhit ndaj ekipit kroat. Një avantazh që zgjati vetëm pesë minuta pasi Dinamo e Zagrebit e ktheu menjëherë ndeshjen me Spikicin në minutën e 10-të. Me pas jane Sucic dhe Kulenovic qe vulosin pokerin ne Sllovaki. Krizë totale për Slovan, gjithmonë e fundit.
PSV – Girona 4-0
(Flamingo 16′, Tillman 33′, Bakayoko 83′, autogol Krejci 88′)
Slovan – Dinamo Zagreb 1-4
(Strelec 5′, Spikic 10′, Sucic 30′, Kulenovic 54′ – 72′)