Cleveland mbetet skuadra e vetme pa asnjë humbje këtë sezon në NBA, duke kryesuar renditjen në Konferencën e Lindjes. Cavaliers fituan sot 131-122 në fushën e New Orleans, sfidë ku u dallua Donovan Mitchell, autor i 29 pikëve.
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Golden State, që falë 27 pikëve të Stephen Curry fitoi 118-112 në fushën e Boston dhe ngjit shkallët në Perëndim. Vendimtar edhe stoli për miqtë, nga ku erdhën 49 pikë.
Zhgënjen ekipi i Lakers, që u mund 131-114 në fushën e Memphis. LeBron James realizoi 39 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Në kahun tjetër, tri lojtarë të Memphis realizuan nga 20 pikë, duke bërë diferencën.
Humbjen e parë sezonale pëson Oklahoma, që u mund në sekondat e fundit 124-122 nga Denver. Edhe pse të gjithë titullarët e Oklahomës realizuan mbi 10 pikë nuk evituan dot humbjen. Edhe te Denver të gjithë titullarët realizuan në shifër të dyfishtë (Westbrook 29 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Detroit, 108-107
Indiana – Orlando, 118-111
Atlanta – New York, 121-116
Boston – Golden State, 112-118
Houston – San Antonio, 127-100
Memphis – Lakers, 131-114
New Orleans – Cleveland, 122-131
Dallas – Chicago, 119-99
Denver – Oklahoma, 124-122
Phoenix – Miami, 115-112
Clippers – Philadelphia, 110-98
Sacramento – Toronto, 122-107