“Momenti më i bukur në karrierë, po zhvillojmë një sezon të jashtëzakonshëm”

8 Nëntor 2024
7:30
Telesport
back button

Liverpool është skuadra e vetme me pikë të plota, 12, pas ndeshjeve të raundit të katërt të Champions League. Skuadra e drejtuar nga trajneri Arne Slot shkatërroi 4-0 Bayer Leverkusen falë një trigolëshi të Luis Díaz.

Kanë kaluar dy ditë dhe ende nuk më besohet që kam realizuar 3 gola në një ndeshje të Champions League. Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës që kam shënuar trigolëshin tim të parë me Liverpool, i pari në karrierën time”, tha Luis Diaz.

Më tej, sulmuesi kolumbian shtoi: “Është një moment shumë i veçantë për mua, të cilin do ta bëj mbaj mend gjatë gjithë jetës sime. Gjithsesi, sezoni vijon dhe duhet të vazhdoj të punoj kështu, për të kontribuar në shumë fitore të tjera”.

E kemi nisur shumë mirë këtë sezon dhe duhet të vazhdojmë të luajmë me përqendrim. Nuk kemi fituar ende asgjë, ka ende shumë për të bërë. Jemi të lumtur me tre pikët, tani është koha të mendojmë për ndeshjet e ardhshme”, tha Luis Diaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit