Ekipi i Milwaukee fitoi 123-100 ndaj Utah Jazz, sukesi i dytë sezonal, sfidë ku shkëlqeu dyshja Lillard-Antetokounmpo, që së bashku realizoi 65 pikë. Sukses që largon ekipin e Bucks nga fundi i renditjes në Lindjes.
Fitore të rëndësishme korri skuadra e Minnesota, që mposhti 135-119 Chicago jashtë fushe. Të gjithë titullarët e Minnesota realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Anthony Edwards, autor i 33 pikëve.
Skuadra e San Antonio Spurs, fitoi 118-105 ndaj Portland, ndeshje ku kolektiviteti i vendsave bëri diferencën. Plot 8 lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë, ndërsa te Portland mungoi lojtari-lider.
NBA-Rezultatet e sotme
Chicago – Minnesota, 119-135
Milwaukee – Utah Jazz, 123-100
San Antonio – Portland, 118-105