Kombëtarja e meshkujve në basketboll do të nisë së shpejti grumbullimin për të zhvilluar ndeshjet e radhës së fazës para-eliminatore të Kupës së Botës 2027.
Më 21 nëntor, në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj, do të përballet me Austrinë (ora 19:30). Shqipëria ndodhet në Grupin C, ku është edhe Armenia, që është pushim.
Kuqezinjtë janë mundur në ndeshjen e parë në grup, atë ndaj Armenisë (84-79), ndaj kombëtarja do të kërkojë fitoren e parë në këtë turne, për të mbajtur gjallë shpresën për t’u kualifikuar më tej.
FSHB, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar edhe listën e basketbollistëve të grumbulluar për këtë ndeshje. Austria ka fituar ndeshjen e parë në grup ndaj Armenisë (106-91).
Ndeshjet e kombëtares
Armeni – Shqipëri, 84-79
21 nëntor, Shqipëri – Austri
20 shkurt, Shqipëri – Armeni
23 shkurt, Austri – Shqipëri