Boston zhyt në krizë Milwaukee, Stephen Curry lider për Golden State, fitojnë Lakers, Denver e Miami

11 Nëntor 2024
8:26
Telesport
back button

Boston Celtics fituan 113-107 në fushën e Milwukaee, në një përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Lindjes. Tatum me 31 pikë e 12 rebound ishte lider për kampionët, që ngjiten në vendin e dytë, ndërsa 43 pikët e 13 rebound të Antetkounmpo mbetën për statistikë.

Skuadra e Golden State i bashkohet treshes kryesuese në Perëndim, pas fitores 127-116 në fushën e Oklahomës. Stehen Curry me 36 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes. Fiton edhe ekipi i Lakers, që myndi 123-103 Toronto, ndeshje ku për kalifornianët u dallua Austin Reaves me 27 pikë.

Fitore në sekondën e fundit për Miami, që mundi 95-094 Minnesota jashtë fushe. Tyler Herro ishte hero për ekipin nga Florida. Skuadra e Denver, falë Nikola Jokic, që realizoi një “triple double” (37 pikë, 18 rebound, 15 asist), mundi 122-120 Dallas (Luka Doncic realizoi 43 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Houston, 99-101

Milwakee – Boston, 107-113

Indiana – New York, 132-121

Orlando – Washington, 121-94

Minnesota – Miami, 94-95

Oklahoma – Golden State, 116-127

Philadelphia – Charlotte, 107-105

Denver – Dallas, 122-120

Phoenix – Sacramento, 118-127

Portland – Memphis, 89-134

Lakers – Toronto, 123-103

Lajme të tjera

Lajmet e fundit