Lojtari i Serie A sëmuret me malarje në kombëtare dhe përfundon në izolim në spital

15 Nëntor 2024
8:56
Telesport
back button

Një lajm disi tronditës vjen nga Senegal për ekipin e Lazio. Lojtari i ekipit kryeqytetas Boulaye Dia është prekur nga malaria.

Lajmin e konfirmoi Federata Senegaleze e Futbollit, e cila nxori edhe një komunikate për mediat: “FSF informon publikun se lojtarët Boulaye Dia dhe Lamine Camara nuk janë në dispozicion”.

Boulaye Dia pati një atak të malaries ditën e nisjes për në Bamako. Për këtë arsye, ai qëndroi në Dakar për të vazhduar trajtimin”, thuhet në komunikatë. Mësohet se lojtari është në izolim dhe nuk do të lëvizë deri sa të kalojë këtë sëmundje.

Sa i përket Lamine Camara, ai ka pasur dhimbje aduktore në dy seancat e fundit stërvitore. Mjekët e kombëtares po monitorojnë nga afër gjendjen shëndetësore të të dy lojtarëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit