Kombëtarja shqiptare sonte përballet me Çekinë në stadiumin “Air Albania”. Kjo sfidë e shumëpritur nis në orën 20:45 dhe vlen për Nations League.
Synimi i kuqezinjve është kapërcimi në një vazo më lart dhe për këtë i duhet një fitore në takimin e sotëm, ku pritet që formacioni ynë të jetë i gjithi në sulm.
Tifozët kuqezi kanë nisur marshimin drejt stadiumit. Duket e qartë se pritshmëritë tona janë të larta.
Flakadanët dhe koret në mbështetje të kuqezinjve nuk mund të mungonin. Ndërkohë, në “Air Albania” sonte janë vendosur rrjeta në dy anët e tifozerive pas portave.
Kjo, për të garantuar sigurinë, sepse tifozët kuqezi mund të reagojnë keq pas provokimeve që Çekia pati në bërë në ndeshjen që luajtëm në Pragë.