Roshi, Balaj, Gjasula dhe Lenjani nderon për karrierën kuqezi, reagimet LIVE pak minuta para ndeshjes

16 Nëntor 2024
20:26
Telesport
back button

Odise Roshi, Bekim Balaj, Gjasula, Ermir Lenjani sot i dhanë zyrtarisht fund karrierës së tyre ndërkombëtare, pra me fanellën e kombëtares shqiptare. Një ceremoni mirënjohjeje dhe nderimi është përgatitur për ta.

Për mikrofonin e TV Klan, katër heronjtë e kombëtares shprehën emocionet e tyre.

Lenjani: “10 vite plot emocione, sakrificë dhe histori me Europianin. Ka qenë një gjë shumë e madhe për mua dhe faleminderit për përkrahjen”.

Roshi: “Një kënaqësi shumë e madhe. 17 vite kuqezi, e vështirë shumë, sepse emocion si ky nuk përshkruhet dot. Jam krenar për veten. Po e mbyll me nder. Tani u hapet rruga të rinjve, sepse kemi një ekip shumë të mirë”.

Balaj: “Kombëtarja na ka dhënë shumë. Fanella e kombëtares na ka burrëruar të gjithë. Faleminderit për këtë rrugëtim dhe për tifozët tanë, më të mirët”.

Gjasula: “Shumë faleminderit! Krenari e madhe! Jam kënaqur shumë që kam qenë pjesë e kombëtares. Faleminderit për këtë mundësi që më keni dhënë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit