Koeman merr vendimin, largon dy titullarë nga kombëtarja para ndeshjes së fundit në Nations League

18 Nëntor 2024
12:01
Telesport
back button

Ditën e martë, Holanda do të luajë ndaj Bosnjë-Herzegovinës ndeshjen e fundit në grupet e Nations League. Në këtë sfidë, “tulipanët” nuk do të kenë në dispozicion Virgil van Dijk dhe Frenkie de Jong.

Është trajneri Ronald Koeman ai që ka marrë vendimin për të lënë të lirë dy lojtarët. Këtë gjë e konfirmoi vetë trajneri, që tha: “Ky vendim u mor për arsye mjekësore. Sigurisht që interesi i lojtarëve është i pari”.

Si për Frenkie ashtu dhe për Virgil është më mirë që ata të largohen nga kampi stërvitor në këtë moment dhe të shkojnë pranë skuadrave të tyre. Ndoshta do të kenë më shumë kohë për të rikuperuar”, tha Koeman për mediat.

Holanda ndodhet në vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës A në Nations League, pas Gjermanisë. Për De Jong ky ishte një rikthim në kombëtare pas një viti pushim, për shkak se ishte i dëmtuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit