Golden State është mundur në sekondat e fundit 102-99 nga Clippers, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Curry realizoi 26 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa për Clippers 47 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.
Rikthehet te fitorja Miami, që mposhti 106-89 Philadelphia. Jimmy Butler me 30 pikë e 10 rebound ishte lider në fushë për skuadrën nga Florida. Në sekondën e fundit fiton edhe Milwaukee, që mundi 101-100 Houston.
Lopez realizoi 27 pikë për Bucks, mbështetur edhe nga Antetokounmpo me 20 pikë e 1 rebound. Surprizon Orlando, që fitoi 109-99 në fushën e Phoenix, sfidë ku për miqtë u dallua Wagner, autor i 32 pikëve.
NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – Chicago, 112-122
Miami – Philadelphia, 106-89
New York – Washington, 134-106
Toronto – Indiana, 130-119
Milwaukee – Houston, 101-100
Phoenix – Orlando, 99-109
Sacramento – Atlanta, 108-109
Clippers – Golden State, 102-99