Nations League: Ndalen Gjermania dhe Holanda, “përbindëshi” Gyokeres shënon 4 gola

19 Nëntor 2024
22:59
Telesport
back button

Surprizat sonte në Nations League nuk patën të mbaruar!

Gjermania nuk fitoi dot kundër Hungarisë në javën e gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve në këtë kompeticion, duke pësuar një gol në frymën e fundit.

“Pancerat” ishin në avantazh 0-1, por në fund hungarezët shënuan golin e barazimit. Mali i Zi, ndërkohë, bëri befasinë kundër Turqisë duke fituar 3-1.

Për turqit shënoi Yildiz. Suedia mposhti me goleadë Azerbajxhanin (6-0), me Gyokeres i cili gjeti 4 herë rrugën e rrjetës. As Holanda nuk fitoi në Bosnje-Hercegovinë, ku u ndal me barazim 1-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit